Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me kryetaren e bashkisë së Berlinit Franziska Giffey.
Teksa futet në ndërtesë Rama thotë se ka qenë njëherë në këtë bashki kur ai ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë.
“Kam qenë njëherë këtu kur kam qenë kryear i bashkisë Tiranë, shumë kohë më parë”, tha Rama.
“Kur je njëherë kryetar bashkie mbetesh përherë kryetar bashkie”, tha kryebashkiakja e Berlinit.
Të dy kishin përgatitur nga një dhuratë për njërin tjetrin. Kryeministri teksa i dha duratën tha se i kishte sjellë një model këpucësh tradicionale shqiptare.
“Model artizanal i këpucëve tradicionale shqiptare. Është tërësisht e bërë me dorë”.
Rama mbërriti ditën e djeshme në Gjermani në kuadër të një vizitë zyrtare, ndërsa sot do të takohet me kancelarin Olaf Scholz. Takimi është planifikuar të ndodhë pasdite, rreth orës 18:00, ndërsa tema që pritet të diskutohet lidhet me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë por edhe kriza e shkaktuar si pasojë e luftës. Po ashtu do të diskutohen dhe çështje të tjera që prekin dy vendet, si ekonomia dhe politika e jashtme. Pas takimi do të ketë dhe një konferencë për mediat të kryeministrit dhe kancelarit, ku do të mësohet dhe qëndrimi që ka Gjermania sa i përket integrimit të vendit, në kontekstin e një rendi të ri në Europë, ku Ukrania ndodhet nën sulm nga Rusia.
/abcnews.al