Rama dhe Xhafaj përgëzojnë Policinë e Shtetit

schedule20:10 - 8 Shkurt, 2018

schedule 20:10 - 8 Shkurt, 2018

Kryeministri, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë vlerësuar në rrjetet sociale, punën e Policisë së Shtetit për disa aksionet e ditëve të fundit, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’.

Në pak ditë e deri në orët e fundit, thotë Rama, “Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”.

Po ashtu edhe ministri Xhafaj, thekson se në Shkodër në pak javë janë finalizuar dy aksione, ndërsa falënderon edhe Prokurorinë për bashkëpunimin./abcnews.al