Rama dhe Bushati në Bruksel për “Shqipëria: E përkushtuar në reformim”

schedule17:38 - 18 Mars, 2018

schedule 17:38 - 18 Mars, 2018

Ditën e martë më 20 Mars në Bruksel do të mbahet një konferencë me temë “Shqipëria: e përkushtuar në reformim” me pjesëmarrjen e presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini, kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe minsitrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
E organizuar nga zv.presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në konferencë do të mbajë një fjalë edhe presidenti Antonio Tajani.
Kjo konferencë mbahet në të njëjtën ditë kur në Bruksel, Këshilli për çështet e përgjithshme, do të diskutojë politikat e Bashkimit Europian përpara takimit të Këshillit të Europës më 22 dhe 23 Mars. Ky i fundit gjatë mbledhjes dy ditore do ftohet të adoptojë konkluzionet mbi Ballkanin Perëndimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!