Një ditë pas raportit që mori nga drejtuesit politikë të qarqeve për shërbimin e administratës ndaj qytetarëve, konkretisht punën e drejtorëve, kryeministri Edi Rama zbret në terren për të inspektuar dhe parë nga afër situatën.
Sot, kreu i qeverisë do të jetë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe për të inspektuar vijimin e punës në disa kantiere të hapura, përfshirë Bypass-in në kryeqendrën e veriut. Edi Rama pritet që të jetë i shoqëruar edhe nga Ilir Beqja, drejtuesi i ri politik për qarkun Shkodër.
Ndërkohë që sot në Shkodër, por në një tjetër aktivitet dhe jo me kryeministrin do të jetë edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e cila pritet që të ketë edhe një prononcim për mediat./ db/abcnews.al