Rama: Destinacioni i Shqipërisë është BE, vazhdojmë rrugën që kemi nisur

schedule11:35 - 13 Prill, 2021

schedule 11:35 - 13 Prill, 2021

Nga Përrenjasi gjatë një takimi elektoral kryeministri Edi Rama u shpreh se në mandatin e tretë Shqipëria do të jetë më e fortë ekonomikisht.

Rama tha se po kalojnë më në fund hendekun e dy goditjeve si tërmeti dhe pandemia. Kryeministri theksoi se është momenti për të vijuar më tej rrugën.

Duke folur për investimet e rëndësishme sipas tij, Rama tha se destinacioni i Shqipërisë i patjetërsueshmë është BE.

Sipas kryeministrit në mandatin e tretë eksportet bujqësore do të shkojnë mbi 1 miliard.

Edi Rama: Arsyeja pse unë jam këtu sot në këtë përballje dhe arsyeja pse këmbëngul që ne duhet të vazhdojmë përpara është se unë besoj se dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Ne po kalojmë më në fund hendekun e goditjeve është koha për të besuar jo duke parë ëndrra në gjumë, por duke parë realitetin e fakteve dhe kantieret e hapura se shqiptarët do të fuqizohen ekonomikisht. Është koha që gjithsecili ta kthejë një moment kokën pas për të shikuar ku ishim, ku jemi dhe për të besuar që rruga që kemi bërë nuk është e mjaftueshme për t’u ndalur. Është një rrugë që duam të arrijmë aty ku duam.

Në këtë moment kur shkojmë në zgjedhje secili ka një përgjegjësi që shkon përtej vetes. Ka përgjegjësi të shohë se ku është Shqipëria sot, se sa shumë është e gatshme të ngjitet më lart. Nëse Shqipëria nuk ngjitet më lart edhe jeta e secilit nuk përmirësohet.

Shumë njerëz thonë ç’na duhen ne aeroportet. Në fakt është e pavërtetë. Kroacia ka 9 aeroporte për 4 milion banorë. Investimet e mëdha që kemi nisur që përbëjnë volumin më të madh sjellin shumë më tepër lëvizje. Sjell shumë më tepër angazhime. Të jeni të bindur se ndërkohe që nga ana tjetër ju dëgjoni gjëra që nuk janë të reja. Ndarja është e qartë jo mes atyre që themi, por mes atyre që tjetër thonë dhe tjetër bëjnë dhe atyre që bëjnë atë që thonë. Jemi ne PS e Shqipërisë. Ndërlohë që të tjerë flasin për BE që është destinacioni jonë, bujqësia jonë janë tani pjesë e angazhimit me BE.

Në mandatin e tretë do të shkojmë mbi 1 miliard eksporte bujqësore sepse e kemi shtruar rrugën dhe duhet vetë të këmbëngulim. Dua t’ju them atyre që merren me biznes të vogël, se kanë hyrë në vitin e parë të historisë së këtij vendi e kanë taksën zero. Kështu do ta kenë deri në vitin 2029 me PS. Edhe atyre ju them se ka ende shumë për të bërë që konsumi të rritet, por ka shumë për të humbur nëse biem pre e sirenave joshëse të jetës fushë me lule. E sirenës joshëse që vijnë vërdallë me makina e dy gishta, i keni parë me bori dhe makina. Çfarë pamë më pas, atë që mos e paftë më kurrë asnjë familje. Sot jemi duke e tejkaluar hendekun që hapi mes nesh tërmeti dhe pandemia që gjunjëzoi botën. Përderisa ne ia dolëm me forcën e besimit dhe durimit që të ringrihemi më të fortë. Përderisa ne ia dolën që të dalim hap pas hapi nga tuneli i pandemisë atëherë ne jemi ata që sëbashku mund t’ja dalim. g.v/abcnews.al