Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në rrjetet sociale, se përse zgjodhi emrin e Ridvan Bodes, ish-ministrit demokrat të financave në detyrën e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Edi Rama, Kryeministër: “Ridvan Boden unë e kam takuar vetëm një herë në jetë, në rrethana krejt të rastësishme pa asnjë lidhje me politikën. Madje kur ai vetë ishte thjesht një ish deputet. Kemi shkëmbyer fjalë si njerëz të një qyteti dhe aq. Shumë kohë më pas, kur në kabinet përgatisnim 3 anëtarët që qeveria duhet ti propozojë kuvendit për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i kam çuar një mesazh thjesht interesimi për kandidaturën e tij. Mesazhit, ish-ministri i Financave për shumë vite i është përgjigjur pozitivisht. Mirëpo dje kanë dalë propozimet zyrtare dhe Rdvan Bode është shpallur tradhëtar nga partia e tij. Arsyeja e propozimit tim dhe a ka tradhëtuar ai partinë apo partia atë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Kjo e fundit është debat që nuk më intereson mua, publikut dhe jo e jo instuticionit të Bankës së Shqipërisë. Këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it. Të jesh i porpozuar për të kontribuar në borndin e Bankës së Shqipërisë, nuk mund të jesh dot as tradhëtar, as shërbëtor i një partie, por duhet të jesh thjesht një profesionist. Në atë bord, prejsardhjet e ndryshme politike të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, garantojnë jo një ekuilibër banal politik prej tepsie siç ka qenë traditë për shumë borde të tjera të këtij vendi. Por një ekuilibër politik këndvështrimesh dhe qasjesh ndaj politikës monetare të vendit. Duke propozuar Ridvan Boden zgjedhim ti shërbejmë vendit, Bankës së Shqipërisë dhe jo tepsisë së partisë.”/abcnews.al