Rama: Bizneset e vogla nuk do paguajnë taksa deri në fund të vitit! Afatet për biznesin e madh

schedule15:20 - 20 Prill, 2020

schedule 15:20 - 20 Prill, 2020

Bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të vitit. Kështu ka deklaruar kryeministri  Edi Rama gjatë deklaratës së sotme, teksa theksoi afatet e shtyrjes së pagesave për biznesin e madh.

“Bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksa deri në fund të këtij viti. E kemi thënë. Për bizneset e mëdha, një pjese do t’i shtyhen, përjashto ato që janë të përjashtuara, një pjese deri në fund të shtatorit dhe turizmit, fasonëve, call center dhe disa të tjerëve që janë përcaktuar qartë do i shtyhen deri në datë 31 dhjetor për t’i paguar vitin e ardhshëm.

Lexo edhe: AMNISTIA/ Fashat dhe tarifat, sa paguajnë ata që do të deklarojnë paratë e “zeza”

Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë njeri asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!