Kreu i qeverisë Edi Rama ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PD gjatë fjalës së tij përballë të rinjve në Fier. Rama tha se Basha fshihet pas një komiteti për të hequr qafe figurat kryesore të saj. Ai deklaroi se dyer e PS janë ta hapura për të gjithë që prej ditës së themelimit të saj.
“Është shumë më e lehtë të shohësh ndeshjen në stadium se në fushën e Arenës. Falenderoj të gjithë ata që e kanë marrë përsipër të shprehin gatishmërinë e tyre dhe ky është një nder për të gjithë ne dhe nga ana tjetër dëshiroj t’iu them të gjithëve se kush e ndjen se mund ta bëjë më mirë këtë punë se ata që e kanë bërë deri më sot dhe kush e ndjen që e ka kurajon për këtë punë është i mirëpritur ta shprehë interesin e vet përmes kësaj platforme të thjeshtë dhe ne do të jemi në lartësinë e PS që gjithë kohës ka qenë forcë me dyer të hapura.
Sot këtu në këtë shesh janë shumë ata të cilët i përkasin një gjenerate më të re. Sepse dyert kanë qenë të hapura për ta në këtë zonë politike të PS ku PS që në ditën e parë të krijimit të saj ka qenë pikë e fortë graviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë dhe Shqipëri më të mirë. Kemi nevojë të harmonizojmë energjitë.
Kemi parasysh gra dhe burra që kanë forcë, pasion dhe ide të reja për ne, njerëz që vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur që nga ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore si mësues si mësuese, si mjek, infermiere, punonjës socialë por edhe ata që kanë punuar tokën duke rritur prodhimin dhe kanë ndërtuar sipërmarrjet e tyre të sukseshme dhe deri te ata që janë në emigracion dhe e shohin Shqipërinë si stacionin ku duan të kthehen dhe me vëmendjen dhe dëshirën që ajo të bëhet më e mirë çdo ditë. Nuk është një proces që fillon dhe mbaron me skuadrën por që shtrihet përtej kësaj.
Kemi eksperienca pozitive me vajza dhe djem që janë përfshirë në qeverisjen vendore dhe këshillat bashkiak të qarkut. Nuk është një proces që na detyroi dikush ta bëjmë apo për të thënë se jemi të hapur dhe të prirur ta ripërtërijmë gjakun në këtë organizëm të madh politik por sepse kjo është tradita jonë. Ne nuk fshihemi pas asnjë komiteti që e katandisën për të vrarë djalin e Fahriut. Dhe pastaj Luli thotë që unë fshihem pas komitetit të ekspertëve.
Unë e mirëkuptoj pasi ai ndërton komitete për t’u fshehur edhe përdor një ish-presidenti për të nxjerrë patllaken dhe për asgjësuar kandidaturën e djalit të Fahriut. Përdor një ish-ministër për t’i ngulur thikën Babales. Ne nuk jemi në një botë me ta por në një botë tjetër që është bota e shifrave reale. Shikoni se çfarë ndodh sot, diçka që nuk ndodh askund”, tha Rama./mv.abcnews.al