Rama- Basha, debat në Kuvend për ndihmën ekonomike

schedule12:59 - 22 Shkurt, 2018

schedule 12:59 - 22 Shkurt, 2018

Kreu demokrat Basha dhe kryeministri Rama debatuan sot në Kuvend lidhur me aplikimin e ndihmës ekonomike tek familjet e varfra. Gjatë përgjigjes së shefit të qeverisë pati dhe tension në sallë, pasi Basha dhe deputetët e tjerë demokratë u ngritën në foltore. Opozitarët lanë sallën e Kuvendit pa mbaruar fjala e kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot në Kuvend për të përjashtuarit e ndihmës ekonomike. Sipas kryeministrit 70% e të përjashtuarve janë të moshës nga 24-45 vjeç plotësisht të aftë për punë. Rama theksoi se kush është i aftë për punë i ofrohet një punë dhe refuzon atë punë nuk meriton ndihmë dhe kush do të vegjetojë nuk ka për të marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Rama: 70% e të përjashtuarve janë në moshën 24-45 vjeç plotësisht të aftë për punë. Ka një ligj që detyron shërbimin e punësimit që detyron këdo që është i aftë për punë. Deri tani 1211 njerëz kanë shkuar në zyrat e punësimit, disa kërkojnë punë dhe disa refuzojnë. Kush është i aftë për punë i ofrohet një punë dhe refuzon atë punë nuk meriton asnjë cent nga kontributet e përbashkëta të qyetarëve.

Mezi e pres mocionin për debat, unë isha gati, po këta nuk ishin gati.

Kush do të vegjetojë nuk ka për të marrë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.

Pas mbylljes së seancës ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha. Para paralamentit Basha akuzopi kryeministrin se fsheh të vërtetën, pasi është  autori i braktisjes së këtyre familjeve.

Basha: Sot Rama tregoi që është njeri i pandjeshëm asnjë dhembshuri për qytetarët që sot gjenden me sytë nga qielli, me prindër e fëmijë më barkun bosh. Ky ëstë një realitet që ëhstë 1 km nga ky vend që ndodhemi sot, imagjinoni në fshatrat e tjera të Shqipërisë. Rama e ka faktuar dhe faktoi dhe sot që zgjedh të anatemojë opozitën që të fshehë të vërtetën është autori i braktisjes së këtyre familjeve. Natyrisht që kush ka abuzuar nuk meriton ndihmë, por kjo është një alibi e Ramës. Ne do luftojmë me të gjitha mjetet e format që kjo emergjencë kombëtare të marrë fund.

Kujt i është hequr ndihma ta përfitojë atë. Vendi ka nevojë që ekonomia të çlirohet nga oligarkët e Ramës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!