Rama: Arben Ahmetaj ministër Shteti për Rindërtim

schedule12:55 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 12:55 - 13 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka vendosur krijimin e një ministrie të re pas termetit. Ajo do të quhet ministria e Shtetit për Rindërtim dhe do drejtohet nga Arben Ahmetaj.

Vendimi i ka shkuar Presidentit Meta për dekretim.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!