Pas fjalës në seancën parlamentare, kryeministri Rama drejtoi një tjetër apel për studentët përmes rrjeteve sociale.
“Miq, kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi”.
Ndersa, iu shpreh mbështetjen, kreu i qeverisë rithekson se është gati për të 8 pikat që studentët kërkojnë prej nëntë ditësh që t’iu plotësohen.
“Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres”, shkruan Rama.
Gjithashtu, Kryeministri Rama u bën apel studentëve të mos jenë pengesa e vetvetes.
“Mos e mbysni protestën me duart tuaja”, thotë Rama.
“Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin!”, mbyll postimin e tij kryeministri Rama./abcnews.al