Rama apel bashkëkombësve të kthehen: Do lançojmë “Paketën e Maleve”, mundësi për ju

schedule14:34 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:34 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bëri apel shqiptarëve të investojnë në tokat e tyre në zonat e malësisë.

Ai theksoi se qeveria po punon për të lançuar “Paketën e Maleve”, i cili do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.

“Do lançojmë paketën e maleve, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve  he e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!