Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama: 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhuara këtu

schedule11:40 - 31 Korrik, 2026

schedule 11:40 - 31 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ditë historike për Forcat e Armatosura, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re të industrisë së mbrojtjes dhe partneriteteve strategjike.

Ai njoftoi krijimin e një baze të re logjistike në shërbim të kompanive dhe emergjencave, si edhe hapjen e Ministrisë së Mbrojtjes për turizmin.

Sipas Ramës, sot 30 vende i drejtohen Shqipërisë për të siguruar mjete të prodhuara në vend.



“Edhe ne vetë kemi qenë më pak të ditur dhe jo mjaftueshmërisht të guximshëm, dhe këtu e kam fjalën për bazën e re të logjistikës, e cila do të jetë një kompani në shërbim të të gjitha kompanive të vendit. Do të jetë patjetër në funksion të emergjencave. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme.

Një tjetër gjë e jashtëzakonshme është hapja e Ministrisë së Mbrojtjes për turizmin. Këto partneritete janë rruga jonë e re, do të bëjmë partneritet të tjera në fusha të tjera. Është një ditë e bukur dhe një ditë historike të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është shfaqja e parë dhe do të ketë të tjera, që të shikojnë se si po ngjitet Shqipëria në këtë aspekt. 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhuara po këtu, falë vizionit, kurajës dhe vullnetit tonë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!