Kryeministri Edi Rama ka premtuar se asnjë Drejtor i Zyrave të Punës nuk do të largohet nga detyra. Arsyeja sipas kreut të qeverisë është numri i të punësuarëve që ka arritur në 28 mijë persona nga muaji i vitit 2017 deri në qershorin e këtij viti.
“Të gjithë zyrat kanë realizuar objektivat, një pjesë e tyre kanë tejkaluar”
Edhe pse këto fjali me plane të realizuar e të tejkaluara të kujtojnë kohën e para viteve ’90, në mbledhjen me drejtorët rajonalë të punësimit janë tregues që askush prej tyre nuk do të shkarkohet nga detyra. Këtë ua komunikoi vetë kryeministri Edi Rama.
“Më vjen mirë që për disa muaj rresht nuk ka arsye që askush nga ju të largohet nga detyra, pasi e kemi bërë të qartë që kush realizon objektivat jo vetëm që është i sigurtë për punën, por meriton edhe vlerësim për punën e tij”.
E duke iu referuar shifrave, kreu I qeverisë shprehu kënaqësinë e numrit në rritjë të punësuarëve.
“Nga maji i viti të kaluar në këtë qershor ne kemi 23 324 të punësuar më shumë”
Duke i paraprirë kritikëve dhe kundërshtuesëve të të punësuarëve të deklaruar, kryeministri Rama i këshillon t’i numërojnë edhe vetë.
Plani i ri i qeverisë për të shtuar numrin e të punësuarëve është edhe krijimi i një ëebsaiti kombëtar të punësimit I aksesueshëm nga të gjithë ata që kërkojnë punë./ abcnews.al

