Rakipi: Rama si Erdogan, nuk vret njerëz, por kam frikë nga çmenduria e tij

schedule21:24 - 16 Tetor, 2018

schedule 21:24 - 16 Tetor, 2018

“Rama është tipik si vëllai i vet Erdogan, nuk rreh njerëz në rruë dhe nuk vret, por kam frikë nga çmenduria e Ramës”. Kështu e ka konsideruar Kryeministrin Rama gazetari Ylli Rakipi në studion e emisionit Provokacija të drjetuar nga Mustafa Nano. Sipas tij sot në Shqipëri kemi një pushtet totalitar dhe një opozitë që nuk jep asnjë shpresë për vendin.

 “Problemet brenda nesh janë shumë  të mëdha, kemi një opoitë që nuk jep ndonjë shpresë të madhe për njerëzit. Duket një mënyrë e pashpresë. Ne kemi një pushtet toatalitar. Dikatorët nuk janë vetëm si Enver Hoxha apo Hitleri. Mjafton të kesh edhe portetin e Ramës që e mbush parlamentin me banditë që e mbjell vendin me kanabis. Është tipik si vëllai i vet Erdogan.Rama nuk rreh njerëz në rrugë dhe nuk vret, por kam frikë nga çmenduria e Ramës. Ne nuk kemi pasur në pushtet njerëz normalë”- u shpreh Rakipi.

Rakipi konstaton se sot ka probleme më të mëdha, njerëzit janë pa shpresë dhe të gjithë duan të largohen nga vendi, madje edhe investitorët e huaj, ndërsa përmendi kompaninë gjermane të telefonit.

“Sot shoh probleme më të mëdha se në këto 30 vjet. 5 vjet më parë njerëzit panë shpresë dhe tani njerëzit po ikin jashtë. Janë njerëz të mbushur pa biletë kthimi, është një vend pa fije shprese. Çfarë prodhon sot Shqipëria përveç kanabisit. Kompanitë e huaja po ikin dhe kompanitë celulare, turqit ose serbët duan ta blejnë”.

Sipas tij Rama është deficent që nuk di të qeverisë dhe duhet të largohet një orë e më parë.

“Rama është deficent që nuk di të qeverisë dhe njerëz të tillë janë më të rrezikshëm se Berisha i cili ishte njeri i kënduar, ish-komunsit që e kishte të ngarkuar kokën me piktorë, letratë e mjekësi, por nuk mund të ikte nga ajo botë, që të na çonte në demokraci. Ai ka ikur, por Rama e ndërton jetën me njerëz të krimit. I cilësuar si shpresë për shqiptarët duhet të largohet një orë e më parë nga qeverisja”.

E konsideron të paaftë opozitën që fle gjumë dhe kur ka faktet para syve bën manipulime.

“Aq e paaftë sa është opozita jonë që edhe kur fle gjumë, krimi i opozitës është se duke i pasur gjërat dhe faktet para syve bën manipulime, se është mësuar Berisha që të bëjë gjëra të tilla.

Ramës i është futur në kokë që këtë duan të sulmojnë të gjithë, dhe kërkon paketë antishpifje ose do të tërheqë vëmendjen nga gjërat që i kanë rënë në kokë, vetvetja i ka rënë në kokë. Roja i PS do ishte një kryeminsitër  më i mirë se Rama. Lidheni Edi Ramën, Rama u solli shqiptarëve në këto 5 vjet karakteristika të rrezikshme të botës së Amerikës Latine. Nëse opzoita nuk i zgjidh dot problemet e veta kurrë të mos vijë në pushtet”.

I pyetur nëse ishte më i mirë Adriatik Llalla si kryeprokuror apo Arta Marku, Rakipi këtu sheh një fije përmirësim në zgjedhjen e Ramës.

“Llalla dhe Sollaku  flinin në dosje. Llalla ishte njeri i saliut dhe pastaj i linte të blinin ndonjë tokë, ndonjë banesë dhe këta nuk bënin keq as majtas, as djathtas. Ky ka përparuar një fije, nuk ka zgjedhur një Prokurori që ta ulë dhe të flerë, përkundrazi ka bërë një Prokurori për të mbuluar atë që po bën”. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!