Rakipi: Do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali

schedule21:36 - 8 Nëntor, 2019

schedule 21:36 - 8 Nëntor, 2019

Në këndvështrimin e Rakipit, kryeministri Rama torturon edhe të vdekur, emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ai tha se nëse vazhdon kështu, do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali.

“Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre nëpër avionë fals. Meqënëse ka ardhur nga Turqia, merr dhe gazetarët dhe i hip tek Lasgushi tek Migjeni.

Po vazhdoni këshu, do kesh emër avioni edhe “Elisa Spiropali”. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak, në fakt është një diktator që e ka çuar këtë vend në greminën më të madhe që ekziston”.

Sipas tij ndërsa Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kreu i qeverisë bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën.

“Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kurse bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën. E pe ti çfarë ndodhi në autostradë? Përmbyset makina me prokuror brenda dhe vrasës brenda dhe gjenden dosjet. As në filmat e Hollivudit nuk i bën këto skenare. Edhe më i miri prej regjisorëve nuk i bashkon kaq shumë elementë në një film”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!