VIDEO/ Nuk ka luftë! Fjalimi i plotë i Trump pas sulmit me raketa nga Irani

schedule17:42 - 8 Janar, 2020

schedule 17:42 - 8 Janar, 2020

Ndërkohë që pritej një gjuhë e ashpër e tij ndaj Iranit, ai tha se nuk do ta lejonin këtë shtet të zhvillonte një program bërthamor, ndërsa theksoi se nuk do të donte të përdorte raketat e avancuara amerikane ndaj Iranit edhe pse ishin gati.

Mediat amerikane e cilësuan këtë si një fjalim që shmangu luftën dhe se nuk do të ketë përgjigje ndaj sulmit të Iranit, raporton abcnews.al.

Trump në fund i bëri thirrje qeverisë dhe popullit të Iranit që t’i hyjnë rrugës së paqes dhe prosperitetit.

Ndër të tjera ai tha:

Sa të jem President i SHBA, irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore.

Dua t’ju informoj që qytetarët amerikanë duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë amerikan nuk është dëmtuar nga sulmi i regjimit iranian. Kemi dëme minimale dhe nuk ka asnjë ushtar të dëmtuar.

Ushtarët tanë janë të përgatitur për çdo gjë. Asnjë jetë amerikane apo irakene nuk është humbur për shkak të masave të marra, siç ishte shpërndarja e ushtarëve dhe sistemeve të informimit paraprak që funksionuan shumë mirë.

Kanë mbaruar ditët kur ne toleronim Iranin që të bëhej shkak destabilitetit të rajonit.

Javën e shkuar ndaluam një sulm terrorist që prekte jetët amerikane duke eliminuar supër terroristin botëror Qaseem Suleimani.

Ai ishte personalisht përgjegjës për shumë demë të mëdha. Ka trajnuar mjaft grupe terroriste përfshi Hesbullah. Ka vrarë dhe plagosur mijëra trupa amerikane përmes bombave.

Ai nxiti sulmin në bazën ameriksane ku u vra një amerikan dhe u plagos një tjetër.

Po planifikonte sulme të tjera, por ne e ndaluam.

Kishte derdhur shumë gjak amerikane dhe iranian, por ne e ndaluam.

Kështu i dëguam një mesazh të fortë terroristëve: Nëse vlerësoni jetën tuaj mos kërcënoni jetën etë tjerëve.

Ne kemi vendosur sanksione të forta ndaj Iranit dhe do të vazhdojnë që të qendrojnë deri sa Irani të ndryshojë sjellje.

Ne nënshkruam marrëveshjen për heqje dorë nga programi bërthamor dhe ata fituan miliarda dollar, por në vend që të na falenderonin ata thirrën “Vdekje Amerikës”.

Raketat e nisra mbrëmë janë financuar nga fonde që u nxorrën nga marrëveshja që bëri administrata e mëparshme amerikane.

Ka ardhur koha që Gjermania, Rusia dhe Kina që të njohin këtë realitet të ri dhe të punojmë sëbashku për ta bërë botën më të sigurt.

Sot do t’i kërkoj NATO-s që të jetë më e përfshirë më shumë në Lindjen e Mesme.

Gjatë viteve të fundit ne kemi patur rritje të mëdha ekonomike. Jemi tani të parët për prodhimin e naftës dhe gazit.

Jemi të pavarur tani dhe nuk na duhet gazi dhe nafta e Lindjes së Mesme.

Ushtria jonë është më e forta në botë, raketat tona janë më të mëdha dhe më të sakta.

I bëj thirrje politikës dhe popullit të Iranit që të futen në rrugën e paqes dhe prosperitetit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!