Rafael Nadal triumfoi në gjysmëfinalen e Grandslemit

schedule20:16 - 7 Qershor, 2019

schedule 20:16 - 7 Qershor, 2019

Një përplasje raketash me peshë në gjysmëfinalen e Grandslemit të meshkujve në tenis, në “Roland Garros”. Spanjolli Rafael Nadal ka marrë hak ndaj Roger Federerit duke kaluar në finale dhe mposhtur njëkohësisht Federer me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 6-2) me sete pas 3 humbjeve radhazi. Një ndeshje e dominuar krejtësisht nga spanjolli që nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren.

Seti i parë u fitua 6-3 nga Nadali. Këtij të fundit i mjaftoi vetëm një game nga shërbimet e zviceranit dhe koleksionoi avantazhin. Zvicerani e nisi mirë setin e dytë duke e çuar në 2-0 me game, por gaboi për të shkuar 3-0 duke humbur pikë të sigurta. E ndërkaq, Federer humbi game-in me shërbimet e tij dhe i dha mundësinë Nadalit ta barazonte dhe ta parakalonte. Seti i dytë u mbyll me rezultatin 6-4. Seti i tretë foli i gjithi për spanjollin që e mbylli 6-2 me game. Nadal do të presë në finale fituesin e çiftit Djokovic-Thiem. Do të jetë finalja e 12 në karrierën e Rafael Nadal në Grandslamin e Parisit. Spanjolli nuk e ka humbur asnjëherë trofeun në finale.  Spikat një predominantë dhe performancë shumë pozitive në fushat me dhe si turneu francez për Nadal, teksa Federer i kaloi pritshmëritë e tij me këtë finale. 37-vjeçari arriti një rezultat fantastik duke qenë se dheu nuk është sipërfaqja e tij e preferuar.  Spikat në këtë duel edhe moment ku Roger Federer është nervozuar shumë pas humbjes së setit të dytë dhe ka reaguar mjaft ashpër duke goditur një top jashtë stadiumit. Një veprim i rallë për numrin tre të botës që shquhet për gjakftohtësinë e tij./ABC News Albania 24/7