Radioterapite inovative në Spitalin Hygeia, mjeku: Zhvillohet pas operacionit, nuk ka efekte anësore

schedule09:00 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:00 - 1 Tetor, 2020

Drejtor i Departamentit te Radioterapisë, Hygeia, Ledio Bregu në një interviste te Abc-ja e Mëngjesit këtë të enjte është shprehur se kanceri i gjirit është një patologji që është përhapur shumë kohët e fundit.

Bregu ka theksuar se është e rëndësishme që çdo grua në momentin që konstaton një gjë të dyshimtë në gjoksin e saj, hapi i parë që duhet të ndërmarrë është konsulta me specialistin dhe jo humbja e kohës duke u konsultuar me mikeshat e saj.

Gjithashtu mjeku ndër të tjera ka theksuar radioterapia është trajtimi me rreze i kancerit të gjirit dhe bëhet gjithmonë pas operacionit, që sipas mjekut nuk ka as efekte anësore.

“Është e rëndësishme që çdo gjë të zbulohet sa më herët hormonoterapia shkakton dy probleme kryesore osteoporozë dhe probleme në mitër dhe nëse ato japin efekte anësore atëherë është e rëndësia që të ndryshohet terapia.

Çdo femër duhet të jetë alerte dhe të vërejë ndryshimet në gji, ka dhimbje ka një pucër dhe gjëja e parë që duhet të bëjë është të shkojë te specialisti dhe jo të humbasë kohë duke komunikuar me shoqet. Në moshat më të mëdha mbi 50 vjeç mamografia arrin që të shikojë më shumë. Mbi 40 vjeç ne rekomandojmë që të bëhet mamografi.

Jo gjithmonë një ndryshim në gjoks mund të përcaktohet si kancer. Radioterapia është trajtimi me rreze i kancerit të gjirit dhe bëhet gjithmonë pas operacionit. Efektet anësore të radioterapisë është vetëm skuqja e zonës, në a nën e majtë ajo që rrezikon është vetëm tek zemra, por me teknikat e reja dhe një gjë e tillë mund të eleminohet tashmë”, ka thënë mjeku./abcnews.al