Radhët s’kanë fund, banorët e Kuçovës: Ka vetëm një sportel për shpërndarjen e pasaportave

schedule13:51 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:51 - 25 Nëntor, 2019

Banorët e Kuçovës janë shprehur të revoltuar për shkak të radhëve të gjata në sportelet e institucioneve. Ata duhet të qëndrojnë për orë të tëra në rradhë në mot të ftohtë dhe shi. Qytetarët presin shumë gjatë për të tërhequr kartat e identitetit dhe pasaportat në Kuçovë. Ata  kërkojnë zgjidhje për këtë shërbim pasi sipas tyre ka vetëm një sportel i cili nuk përballon dot numrin e lartë të kërkesave.

Nëse kjo problematikë nuk merr zgjidhje ngarkesa do jetë dhe më e madhe në muajin e ardhshëm kur kthehen dhe emigrantët të cilët shfrytëzojnë periudhën e festave dhe aplikojnë për dokumentat e identifikimit./abcnews.al