Ende nuk janë zgjidhur problemet në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri- Kosovë. Qytetarët edhe në dimër presin me orë në doganën e Morinës, pasi kontrollohen edhe nga pala kosovare edhe nga ajo shqiptare.
Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.
“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”.
“Po i ndalin dhe i kontrollojnë”.
Ata që udhëtojnë për turizëm nuki kanë shumë problem pritjet.
“Mirë është, nuk është keq, do ketë nga pak vonesa por është kuptueshëm”.
“Janë turistë gjermanë që duan me pa Kosovën dhe Shqipërinë”.
Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimet vetëm me një kontroll.
Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo kosovare. Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.
Gazetar ABC News: Bujar Muçmata
/abcnews.al