Emanuel Petit bëri një deklaratë të bujshme ditën e djeshme. Ish-mesfushori francez, fituesi i Kupës së Botës dhe Europianit me kombëtaren e tij, u shpreh se në dhomat e zhveshjes së ekipit katalanas ka ekzistuar racizmi.
“Kam përjetuar racizmin brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës. Kjo gjë ndodhte spontanisht, por me disa lojtarë të caktuar ndodhte herë pas here. Kishte një betejë midis lojtarëve katalanas dhe atyre holandezë. Trajneri ishte i paaftë për të menaxhuar këtë. Nacionalizmi katalanas ishte në kufijtë e racizmit“, zbuloi 49-vjeçari, i cili ishte pjesë e kampionëve të Spanjës në sezonin 2000-2001.
Replika nuk ka munguar dhe Luis Figo përgënjeshtron gjithçka. Portugezi u aktivizua me Barcelonën në vitet 1955-2000, përpara se të kthehej në tradhëtarin kryesor të tifozëve me transferimin e tij tek “armiqtë” e Real Madrid.
“Nuk kam provuar asnjë lloj racizmi në dhomat e zhveshjes te Barcelona. Unë isha i huaj, por nuk kam pasur asnjë problem me lojtarët katalanas apo ato spanjollë“, thekson Luis Figo gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes miqësore midis yjeve spanjollë dhe atyre botërorë. /abcnews.al