Racizmi problem madhor, UEFA dënon edhe Serbinë!

schedule19:08 - 21 Tetor, 2019

schedule 19:08 - 21 Tetor, 2019

Kombëtarja e Serbisë do ta luajë sfidën e ardhshme pa praninë e tifozëve, pasi UEFA i ka dënuar. Kombëtarja ballkanase është dënuar për shkak se tifozët e saj, në sfidën kundër Portugalisë, kanë ofenduar me kore raciste futbollistët luzitanë.

Përveç dënimit pa tifozë, UEFA ka detyruar Serbinë të vendosë banera me “EqualGame” në të gjithë stadiumin, si dhe ka marrë një gjobë prej 37 mijë dollarësh. Serbia do të luajë kundër Luksemburgut me datë 14 nëntor, një sfidë shumë e rëndësishme sa i takon kualifikimit për në Euro 2020. Serbia do të synojë me doemos fitoren dhe duhet ta arrijë pa ndihmën e tifozëve.

Racizmi është kthyer tashmë në qendër të vëmendjes së UEFA-s, që vazhdon të japë sanksione për kombëtaret dhe klube të ndryshme. Ditët e ardhshme, pritet të ketë edhe dënime të tjera për kombëtaret europiane, pas Bullgarisë dhe Serbisë./abcnews.al