Racizmi ndaj Sterling: Leksioni i radhës nga Anglia, tifozi përjashtohet 5 vite

schedule12:34 - 11 Janar, 2020

schedule 12:34 - 11 Janar, 2020

Anglia ka një rregull të prerë në lidhje me tifozët problematikë dhe nuk tregon aspak mëshirë për ta. Kështu ndodh prej vitesh, kështu ka ndodhur edhe me Ian Baldry, tifozin e Manchester City

Ishte dhjetori i vitit 2018 dhe ekipi i Pep Guardiolës përballej me Bouremouth. Rahem Sterling shënoi një nga golat e fitores 3-1 dhe po festonte me tifozët. Baldry u fiksua me sulmuesin e ekipit të zemrës dhe nuk i kurseu ofendimet raciste ndaj tij.

Në gjyq është shfaqur i penduar sipas The Guardian, por gjykatësi i është drejtuar me këto fjalë: “Lloji i gjuhës së përdorur nga ti dhe i akuzuari tjetër përbëjnë rrezik të madh publik dhe mund të inkurajojë të tjerët të sillen në të njëjtën mënyrë“.

Baldry është shpallur fajtor dhe është përjashtuar për 5 vite nga çdo stadium, ndërsa shoku i tij, James McConell, i cili vendosi të shfaqte racizëm ndaj mbrojtësit Mings të Bouremouth, është dënuar me 200 orë shërbim në ndihmë të komunitetit, teksa të dy janë gjobitur me nga 200 euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!