Rabiot do të largohet nga Juventusi

schedule22:34 - 4 Shkurt, 2023

schedule 22:34 - 4 Shkurt, 2023

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka të ngjarë të ndryshojë klubin në merkaton e verës.

Kontrata aktuale e futbollistit 27-vjeçar me klubin bardh e zi skadon qershor të këtij viti dhe francezi mesa duket nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me klubin. Sipas mediave italiane, Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Adrien Rabiot ka pesë gola dhe dy asistime në 22 paraqitje për skuadrën e Massimiliano Allegrit në sezonin aktual. Interes për lojtarin, sipas thashethemeve, tregojnë klube nga Premier Leagu si dhe Barcelona. /G.D abcnews.al/