Rabdishti një nga 100 fshatrat turistikë

schedule12:07 - 17 Janar, 2018

schedule 12:07 - 17 Janar, 2018

Me përfundimin e Rrugës së Arbrit qeveria synon që të çoje në 100 mijë numrin e turistëve në zonën e Dibrës. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ishte në Rabdisht, një ndër 100 fshatrat pjesë e projektit të qeverisë për zhvillimin e turizmit.

Rabdishta është një ndër 100 fshatrat e përzgjedhur nga qeveria për t’u shndërruar në një zonë që ofron shërbim cilësor të turizmit malor.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi bisedoi me banorët për ngritjen e bujtinave të reja e  rregullimin e atyre ekzistuese.

Krahas kulinarisë dhe guidave ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin e më shumë turistëve.

“Kemi zgjedhur fshatin tuaj si një nga këto pika së bashku me partnered mbështetës të politikave tona të turizmit ne mund ta ndryshojmë kryekëput situatën e zhvillimit turistik. Ne kemi të gjitha mundësitë që numrin prej 20 mijë turistësh që ka kjo zonë në vit, ta pesëfishojmë me pak investime.”

Përfundimi i rrugës së Arbrit sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit pritet ta çojë numrin e vizitorëve në zonën e Dibrës në 100 mijë.

“Rruga e Arbrit do ta shumëherëfishojë mundësinë e ardhjes së turistëve në këtë zonë, dhe që nga momenti që rruga mbaron fillon faza përgatitore për të qenë të gatshëm për të pritur këtë bum turistik.dhe ne folëm më Ismailin i cili është një ekspert shumë i mirë i fushës. Zona është shumë afër zonës suaj, zona e Valbonës, zona e Thethit, janë kthyer në destinacione turistike jo më vetëm për turistët e huaj që duan të hutohen nga bukuria natyrore shqiptare, por ne duhet t’i kthejmë këto zona edhe zona turizmi për vetë shqiptarët në radhë të parë  dhe bërja e rrugës së Arbrit, hapja vetëm e trasesë së rrugës së Arbrit do të na e shtojë turizmin. Ndaj them që në harkun e dy viteve do të arrijmë numrin 100 mijë të turistëve në këtë zonë që do të thotë që ekonomia të disafishohet e të kemi mundësinë që të prodhojmë atraksione turistike”.

Programi i qeverisë “100 fshatra” synon zbatimin e investimeve të përbashkëta strategjike për zhvillimin e integruar të hapësirave rurale të vendit./abcnews.al