Ra nga mjeti lundrues dhe rrezikoi të mbytej, shpëtohet 23-vjeçari në Himarë

schedule19:31 - 2 Korrik, 2024

schedule 19:31 - 2 Korrik, 2024

Një 23-vjeçar ka rrezikuar mbytjen pasi ka rënë nga Jet Ski në det. Menjëherë është ndërhyrë nga policia kufitare dhe njësia policore detare.

Gjithashtu në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas që lundronte me kanoe në afërsi të tij. Pas ndërhyrjes 23-vjeçari është nxjerrë në breng nga policia kufitare.

“Rreth orës 17:15, punonjësit e Policisë Kufitare në Himarë, gjatë patrullimit në hapësirën detare, kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili po lundronte në drejtim të Porto Palermos në Himarë. Në një moment, shtetasi që lundronte ra nga Jet Ski duke rrezikuar mbytjen. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare dhe dy Jet Ski të Njësisë Policore Detare, u nisën me shpejtësi për t’i dhënë ndihmë shtetasit që ra nga Jet Ski në det. Në afërsi të këtij shtetasi lundronte me kanoe një shtetas i cili i shkoi në ndihmë së bashku me Policinë Kufitare. Punonjësit e Policisë morën në mjetin lundrues 23-vjeçarin banues në Fier dhe e nxorën në molin e PKK Himarë në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare nxori në mol edhe mjetin lundrues Jet Ski”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!