Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ra në kontakt me energjinë elektrike/ Mirditë, humb jetën një 45-vjeçar

schedule14:03 - 29 Qershor, 2026

schedule 14:03 - 29 Qershor, 2026

Një person ka humbur jetën në Mirditë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm të Mirditës, ku një 45-vjeçar, banues në Durrës, dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e lidhur dhe, për pasojë, 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.



Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!