Qytetari kap “mat” punonjësen e policisë

schedule17:19 - 10 February, 2019

schedule17:19 - 10 February, 2019

Në faqen “Facebook” Policia e Shtetit ka postuar një video, të cilën ia ka dërguar një qytetar. Në material shikohet një punonjëse policie, e cila ka shkelur rregullat e qarkullimit.  ndërsa drejtonte mjetin.

“Një qytetar denoncoi me video në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit, një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku drejtuesja e mjetit mbante veshur uniformë policie. Policia Rrugore e ndëshkoi shkelësen e denoncuar, për faktin se është konstatuar duke qarkulluar në korsinë e rezervuar për shërbim publik dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin që tregojnë duke raportuar në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale apo në Komisariatin Dixhital, shkelje të ndryshme. Policia e Shtetit siguron ruajtjen e plotë të anonimatit, reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm për cilindo që shkel ligjin. Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë. Bashkë për një ambjent sa më të sigurt! #112PoliciaeShtetit”,-thuhet në njoftim.