Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, njëherazi kandidat për një mandate të dytë nga Partia Socialiste pas votimit, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.
Filo është shprehur se është e rëndësishme që qytetarët të marrin pjesë në votime për të bërë zgjedhjen e duhur në lidhje me të ardhmen e familjeve të tyre dhe të Korçës.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme dhe dua që tu bëj thirrje të gjithë banorëve në Korçë të dalin dhe të votojnë. Të shprehin jo vetëm detyrimin por edhe është një përgjegjësi për të vendosur për të ardhmen e familjes së tyre, të fëmijëve dhe të qytetit të Korçës. Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që deri më tani nuk ka pasur asnjë problematikë në proces dhe çdo gjë ka nisur normalisht”, ka thënë Filo.
Kryebashkiaku i Korçës, ka komentuar dhe rastin e incidentit të ndodhur në bashkinë e Kolonjës, ku kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për në këto zgjedhje Erion Isai u dhunua.
Ai e ka cilësuar incidentin një ngjarje të shëmtuar.
“Është një ngjarje e shëmtuar, një ngjarje që nuk duhet të kishte ndodhur”, ka thënë ai. /abcnews.al