Shumë qytetarë të Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga tërmeti shkatërrimtar, kaluan natën në çadrat e ngritura posaçërisht mbrëmjen e së martës.
Ata treguan për banesat që u janë janë dëmtuar dhe frikën për të hyrë brenda, duke shtuar se do të vijojnë të qëndrojnë në çadra. Pavarësisht ndihmave që janë çuar, disa thonë se nuk u është ofruar ushqim. /abcnews.al

