“Qytetarët para një bombardimi”, Hoxha: Për çfarë jam kurioz

schedule23:01 - 5 Shkurt, 2020

schedule 23:01 - 5 Shkurt, 2020

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Byro Politike” u shpreh skeptik për operacionin “anti-KÇK”.

Sipas tij, qytetarët ndodhet para një bombardimi, ku shohin një njësi të veshur mirë, në pamje vizive të lë pa mend.

“Sot jemi para këtij momenti, qytetari ndodhet para një bombardimi. Shikon një njësi të veshur mirë, në pamje vizive të në mend. Sot është dita e tretë, jam kurioz se si do arrestojnë ata një bos të krimit. Nëse në ditën e parë kjo strukturë do kotrollonte disa banesa ku dyshohej se fshihej Altin Hajri, koka e këtij grupi që u ekspozua pas rrëmbimit të Jan Prengës  do kishte një justifikim. Por të shkosh, t’i vësh shirtin një godine, nuk e di. Nuk ka nevojë të harxhosh gjithë atë impenjim të bësh rolin e postës.

Ndodhemi përpara këtij fakti që na është nxjerrë gjithë kjo gjë që do bëjë namin. E patë atje në Shkodër, çfarë ndaluan? Jamë bërë sekuestro në banesa një katëshe, ata akuzohen si pjestarë të familjes Doçi. Njëri nga ata ka ardhur sot nga Vjena dhe është dorëzuar. Ajo që presin qytetarët është tjetër gjë. KÇK nuk fillon nga poshtë, duhet të fillojë nga lart. Kërkove të godasësh prokurorë dhe gjyqtarë, shko dhe godit pronat dhe gjej paratë e tyre. Hidhini një sy listës që është çuar ky formular, Lul Berisha, familja Doçi, Hajri,  dhe këta kushërinjtë Hysenaj. Po ti shikosh pjesa më e madhe e tyre janë vënë në filtër edhe më parë”, u shpreh ai./abcnews.al