Qytetarët në Kukës: Ne nuk na kap virusi, kap ato që kanë para me metër kub

schedule15:51 - 7 Gusht, 2020

schedule 15:51 - 7 Gusht, 2020

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze. Ministria e Shëndetësisë  i bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e masave për të mbrojtur vetën dhe familjarët.

Shumë qytetarë janë ndërgjegjësuar, por ka edhe nga ata që nuk respektojnë masat ndërsa justifikohen se COVID-19 nuk ekziston. Disa të tjerë shpreheh se COVID-19 “inekton” personat që kanë para me shumë para.

Por disa qytetarë në qytetin Kukësit janë shprehur se përballë këtij virusi nuk janë plotësuar edhe kushtet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Asnjë maskë nuk ka, çfarë të mbajmë ne. Ne nuk na kap virusi, kap ato që kanë paratë me metër kub”, shprehet një tjetër qytetar.

Ndërsa të tjerë thanë se tashmë duhet ndërgjegjësim qytetar, maskat si edhe distanca duhet të jenë parësore.

“Kush ka frikë të ruhet, kush nuk ka frikë nuk ruhet. Unë nuk kam frikë. Ku e dimë në se po vjen sot apo me orar virusi. Sëmundje me orar nuk ka. E mira është të ruhemi, por këtu kushte nuk ka ,asnjë maskë nuk ka”, u shpreh një tjetër qytetar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!