Në qytetin i Sarandës qytetarët i kanë respektuar masat drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Gazetarja, Silvi Sulaj tha për “ABC News”, se situata në Sarandë paraqitet e qetë.
“Pas përfundimit të orarit zyrtar të shtetrrethimit qytetarët kanë vazhduar të bëjnë blerjet e tyre të domosdoshme. Gjithashtu reshjet e shiut kanë ndikuar që në ditën e sotme të mos ketë një fluks të qytetarëve.
Ndërkohë qytetarët nga fluksi e kishin të pamundur ta ruanin distancën.
Janë bërë rreth 15 analiza të cilat kanë rezultuar negative, ndërkohë nga policia në Sarandë nuk raportohen masa apo gjoba. Qytetarët janë duke respektuar, izolimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, raportoi gazetarja./abcnews.al