TIRANË- Me një vendim unanim 8-0, Gjykata Kushtetuese vendosi asgjësimin e te gjitha te dhënave kompjuterike, te cilat i ishin sekuestruar dy vite me pare gazetarit Elton Qyno, nga SPAK
Trupa gjykuese rrezoi te gjitha shkallet e drejtësisë, nga Prokuroria e Posaçme tek Gjykata e Lartë, qe kishin lënë me herët ne fuqi sekuestron e këtyre te dhënave ne kuadër te hetimeve.
Sipas arsyetimit te Gjykatës, vendimet gjyqësore qe kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit.
U vlerësua gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se pse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat arsyetuan në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit.
Kushtetuesja i dha gazetarit Qyno të drejtë edhe për shkelje në privatësinë e tij.
Sekuestro e materialeve të Qynos erdhën me urdhër të SPAK, pasi e akuzuan gazetarin se ka nxjerrë komunikime të SkyECC nga një prej fraksioneve të dosjes “Metamorfoza”, që sipas Prokurorisë së Posaçme përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë.
Por për me tepër, të gjitha materialet që i janë sekuestruar gazetarit Qyno do asgjësohen dhe nuk do përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj tij.
Vendimi rrëzon dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Bledar Maksuti që përfaqësuan SPAK në Kushtetuese. Ndërkohë, prokurori i parë i SPAK që ka firmosur kontrollet është Behar Dibra./abcnews.al