QUINT-i kërkoi pezullimin e vendimit për dinarin, Shahini: Kosova duhet të koordinohet me ndërkombëtarët

schedule16:20 - 30 Janar, 2024

schedule 16:20 - 30 Janar, 2024

Agim Shahini nga Aleanca e Bizneseve në një intervistë në “Ballkan Update”, në ABC foli për vendimin e qeverisë së Kosovës për dinarin, duke u ndalur edhe tek reagimet e ndërkombëtarëve. Shihini nënvizoi se është me rëndësi që Kosova të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për të mos krijuar më shumë ndarje në marrëdhëniet me partnerët.

“Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është vendim legal dhe është problem se zbatueshmëria si mund të bëhet legjitim. Tek serbët që janë më shumë se 50 mijë ndoshta mund të sjellë problem. Ky vendim ka kundërshtime, por faktori kosovar duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar që të mos përballemi me një ftohje më shumë mes tyre. Më e mira e mundshme do të ishte të shtyhet zbatimi i Bankës qendrore dhe do t’u mundësonte qytetarëve serbë por edhe institucioneve të licensohen dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë. Pasi sot jemi nën sanksione prej 8 muajsh dhe kjo për ne është një dëm i madh. Pra shtyrja e këtij procesi do të ishte zgjidhja më e mirë për të mos krijuar ndonjë boshllëk”, tha ndër të tjera Shahini.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro.

I ndalur tek raporti i Transparency Internatiol për Kosovën, Shahini tha se korrupsioni vazhdon të mbetet ende problem, duke theksuar se shqetësim mbetet mungesa e vullnetit politik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!