Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Quajti Fatos Nanon ‘babai’ politik/ Rama: Ende nuk e kam një bir politik, që të më zëvendësojë

schedule20:46 - 13 Nëntor, 2025

schedule 20:46 - 13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ABC News, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, marrëdhënien me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe gjendjen brenda mazhorancës. Duke iu referuar figurës së Nanos, Rama e cilësoi atë si “babin e tij politik”, ndërsa pranoi se ende “nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë”.

Në intervistë, kreu i qeverisë komentoi edhe ngjarjet e datës 31 tetor, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, hetimin e zv.kryeministres nga SPAK dhe ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke theksuar se nuk sheh lidhje mes tyre dhe se shpesh “ekranet e Tiranës nuk reflektojnë realitetin e njerëzve në territor”.

Sokol Balla: Më replikuat në fund të pjesës së parë, dhe thatë ‘çfarë po ndodh me ne’, çfarë po ndodh në fakt me maxhorancën?

Edi Rama: Çfarë po ndodh me maxhorancën?

Sokol Balla: Po, po të dëgjosh ekranet e Tiranës thuajse ka plasur lufta civile.

Edi Rama: Po kur ekranet e Tiranës kanë reflektuar realitetin e njerëzve në territor dhe kur njerëzit i kanë dëgjuar ekranet e Tiranës, se po të dëgjonin njerëzit ekrant e Tiranës ne nuk do kishim fituar asnjë palë zgjedhje dembabadem. Nuk e di fare çfarë thonë ekranet e Tiranës se nuk i shoh ekranet e Tiranës, më ilumino.

Sokol Balla: Përshembull t’i rikthehemi ditës së Halloëeen, 31 tetorit. Tre ngjarje që ndodhën në një ditë, pastaj rastësitë, ne si gazetarë nuk besojmë te rastësitë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese që rikthen Erion Veliaj, në postin e kryetarit të Bashkisë, SPAK që merr në hetim zv.kryeministren, dhe pak orë më vonë vdes Fatos Nano.

Edi Rama: Nuk besoj se një dorë e padukshme i ka bashkuar këto të treja bashkë, ka ditë që janë me ngjarje, ka javë të tëra që nuk ka ngjarje, kështuqë, nuk I shoh të lidhura me njëra-tjetrën këto. Por nëse i marrim të treja me radhë, të treja kanë domethënien e tyre sipas meje.

Sokol Balla: I marrim me rradhë.

Edi Rama: Domethënia e parë, e lidhur me të parë është që një njeri i rëndësishëm i jetës publike shqiptare, për vite të tëra u nda nga jeta edhe la pas një kujtim pozitiv, mendoj. Madje ishte edhe disi e neveritshme të shikojë, që ata të cilët e torturuan e burgosën e përndoqën me fjalët më të egra të shqipes për vite të tëra, pa pritur e pakujtuar e mirëtrajtuan dhe i dhanë atë që, uroj më në fund ta besojnë, por nëse e besojnë duhet t’i kërkonin falje dhe të bënin një shfaqje pendese publike për çfarë i kanë bërë në të gjallë.

Sokol Balla:  Më lejoni para se të kalojmë te pikat e tjera. Në fjalimin tuaj e pranuat se ai kishte qenë babai juaj politik, siç edhe pranuat që ju ishit i biri që politikisht vrau babain për t’i zënë atij vendin

Edi Rama: Këtë e kam thënë edhe herë të tjera.

Sokol Balla: Pyetja ime është që tani që ju jeni kryetar i PS që prej 25 tetorit 2005, kam patur fatin t’ju bëj intervistën e parë atëherë menjëherë pas kongresit, pra pas 20 vitesh ju jeni babai politik i PS-së.

Edi Rama: S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin.

Sokol Balla: Keni apo s’keni.

Edi Rama: Jo s’e kam një bir politik që të më vrasë për momentin flas.

Sokol Balla: Pse ku është?

Edi Rama: S’e kam./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!