Qori: Të varfërit në Shqipëri kanë simpati për PD dhe Berishën, e majta mbështet oligarkët

schedule12:13 - 6 Maj, 2020

schedule 12:13 - 6 Maj, 2020

Pedagogu Arlind Qori mbrëmjen e së martës në një lidhje me “Skype” në “Provokacija” ka folur për përfshirjen politike  Ai theksoi se idetë politiko-shoqërore nuk mund të tradhtohen, pasi sipas tij do të ishte një tradhti ndaj ideales.

Punëtorët kanë një rol shumë të madh në ekonomi dhe kjo ka dalë shumë herë në pah në këtë kohë pandemie edhe pse për shumë kohë janë shpërfillur tërësisht, sipas pedagogut Arlind Qori.

Ai shtoi ndër të tjera se punëtorët janë tradhtuar për dekada me radhë duke theksuar se PS është kthyer në parti të oligarkëve dhe në këtë mënyrë, një pjesë e konsiderueshme e të varfërve simpatizojnë PD apo ish-kryeminsitrin, Sali Berisha.

“Në kohën e pandemisë idetë e majta po përqafohen pothuajse nga shumë parti. Po shihet që kriza e kapitalizmit e theksuar nga kjo pandemi, ka bërë që idetë e majta të jenë mjaft popullore. Pamë që spitalet në botë nuk kishin rezerva të mjaftueshme”, tha Qori.

Gjatë intervistës Pedagogu dhe aktivisti komentoi edhe lëvizjet politike në Kosovë ndërsa u shpreh se sipas tij Vetëvendosja është një nga partitë më të mira. “Në kauzat me të cilat janë ndeshur në Kosovë ka sunduar kauza nacionale. Vetëvendosja është afruar më tepër drejt qendrës, nuk shquheshin për radikalitetin e tyre të majtë”, tha më tej ai.

Punëtorët kanë një rol shumë të madh në ekonomi dhe kjo ka dalë shumë në pah në këtë kohë pandemie edhe pse për shumë kohë janë shpërfillur tërësisht, sipas pedagogut Arlind Qori.

Ai shtoi ndër të tjera se punëtorët janë tradhtuar për dekada me radhë. “Në momentin që ka një konsensus midis të majtës dhe të djathtës atëherë diskutimi bëhet kulturor. Por, në momentin që  e majta nuk arrin ta integrojë edhe emigrantin edhe vendasin është e pritshme që punëtorët si dhe të varfërit do të votojnë të djathtën. Një pjesë e konsiderueshme e të varfërve në Shqipëri kanë simpati për PD-në, apo Sali Berishën. Kjo ndodh sepse PS është kthyer në parti të oligarkëve, të më të pasurve”, tha Qori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!