Qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet, Rama: Pagesa do bëhet kur të rihapni biznesin

schedule18:23 - 2 Prill, 2020

schedule 18:23 - 2 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët gjatë të enjtes se se bizneset e vogla që janë mbyllur nga kriza e krijuar nga koronavirusi si familjet apo studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë këtë të fundit deri në fund të kësaj situate. Ashtu si edhe në rastin e kredive, qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet dhe do të shlyhet pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruante gjithashtu se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse nëse do të kërkojë pagesën e qirasë.

Gjithsesi, ky vendim i ri i marrë nga qeveria nuk ka kaluar pa reagime nga qytetarët të cilët e kanë shprehur revolën e tyre me anë të komenteve në postim.

Disa prej tyre kërkojnë të dinë se çfarë do të bëhet  me  qiradhënësit që varen nga qiratë që marrin, pasi të mbeten pa burimin e të ardhurave duke qenë se shteti po ndërhyn në pronën e tyre?

Rama u është përgjigjur personve që shprehën shqetësim duke u kërkuar qiradhënësve, që të ulen dhe të flasin me qiramarrësin për të gjetur një marrëveshje që detyrimin që kanë ta paguajnë me këste.

Një qytetar shkruan:

“Po qiradhënësit që varen nga qiratë që marrin apo tu kërkojnë qiramarrësve borxh, nëse ju ndërhyni në pronën time private, atëherë le të mos paguajmë as dritat dhe as tatimet deri në fund të luftës. Sështë zgjidhje kjo, hiqja njërit jepja tjeterit. Shumë qiradhënës mbeten në rrugë dhe pa pronë.”

Përgjigja e kryeministrit:

“Jo, jo ti nuk je në pikën e hallit që të marrësh borxh jo, prandaj me qeramarresin e bej nje marreveshje qe te te paguaje me keste te arsyeshme pak e nga pak detyrimin kur te mbaroje lufta”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!