Konflikti ka marrë fund por tensionet janë ende të dukshme në vendin më të qëndrueshëm dikur të Azisë Qendrore. Forcat e sigurisë shpërndanë me forcë turmën nga Almati, kryeqyteti i vendit dhe askush nuk është më në sheshin Demokracia, një nga vendet kryesore të protestës. Ndërkohë autoritetet kanë rimarrë kontrollin e bashkisë dhe rezidencës presidenciale në Almati.
Dy ndërtesa u dogjën nga turma e tërbuar. Ushtarët rimorën kontrollin në aeroportin kryesor. Për më tepër, forca paqeruajtëse e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë e vendeve të ish-BRSS nën udhëheqjen ruse ndodhet tashmë në Kazakistan.
Rreth 2500 persona do të qëndrojnë për disa ditë apo javë, në përpjekje për të zbutur krizën. Megjithatë, kjo nuk është ende e sigurt, pasi një konflikt i ri ka të ngjarë të shpërthejë në çdo kohë. Demonstratat e nisura me rastin e rritjes së çmimit të gazit morën përmasat e një kryengritjeje të përgjithshme, raporton abcnews.al
Police in the city Almaty said they killed dozens of rioters overnight as fresh violence raged in Kazakhstan. More than 2,000 protesters were detained as Russia rushed in paratroopers to stop a countrywide uprising in the former Soviet state https://t.co/gHDEvrDRGl pic.twitter.com/uY2UpIG5Uc
— Reuters (@Reuters) January 7, 2022
Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Giomart Tokagef tha rendi kushtetues u rivendos në shumicën e vendeve të Azisë Qendrore, ku trazirat e përgjakshme shpërthyen për 3 ditë radhazi. Ministria e Brendshme e Kazakistanit tha në një deklaratë të veçantë për shtyp se 26 “kriminelë të armatosur” ishin vrarë dhe më shumë se 3,000 janë arrestuar, dhe se 18 oficerë policie dhe anëtarë të Gardës Kombëtare kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave.
Sipas të dhënave zyrtare, 18 policë kanë humbur jetën dhe rreth një mijë janë plagosur. Ka shumë gjasa që numri i protestuesve të vdekur të jetë shumë më i madh seç është raportuar. Qindra civilë mund të kenë humbur jetën. Sipas dëshmive, ushtarët qëlluan pa dallim ndaj protestuesve dhe në drejtim të makinave.
Partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme kundër tyre. Edhe dëmet materiale janë të pallogaritshme. Janë me mijëra makina që janë shkatërruar. Interneti është ndërprerë në të gjithë vendin, duke e bërë të pamundur ritransmetimin e ngjarjeve. Vendimi i Rusisë për të vendosur trupat e saj tregon shqetësimin për përshkallëzimin e trazirave. Përveç faktit që Moska dhe Almati kanë nënshkruar disa konsorciume të mëdha investimesh, Putini nuk dëshiron destabilizim.
Les manifestations se poursuivent ce jeudi à #Almaty, la principale ville du #Kazakhstan ??
Des dizaines de manifestants ont été tués dans la nuit, selon la police, alors que des journalistes disent avoir entendu des coups de feu pic.twitter.com/c1VcrmhdAk
— FRANCE 24 Français (@France24_fr) January 6, 2022
Ekziston gjithashtu një strukturë hapësinore ruse në Kazakistan, porti hapësinor Baikonur. Përveç kësaj, Moska merr gazin natyror nga Kazakistani kur ka probleme me prodhimin e saj. Ministria e Jashtme ruse tha se po i trajtonte “zhvillimet e fundit si një përpjekje e nxitur nga jashtë për të përdorur forcën, duke përdorur formacione të trajnuara dhe të organizuara, për të minuar sigurinë dhe integritetin e shtetit”, raporton abcnews.al
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kontaktoi homologun e tij Kasim Jomart Tokajev , duke i shprehur mbështetjen. Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Turqisë zhvilluan një bisedë telefonike mbi përkeqësimin e situatës në Kazakistan. Dhe Kina i ka sytë nga Kazakistani. Vendi kufizohet me Kazakistanin dhe ka marrëdhënie të ngushta me të. Ndër të tjera, ajo furnizon të paktën 5% të gazit natyror për të plotësuar nevojat e vendit.
“Ajo që po ndodh në Kazakistan është vetëm një problem i brendshëm i vendit dhe ne besojmë se autoritetet janë më se të afta ta zgjidhin vetë në mënyrë efektive”, tha ministri i Jashtëm kinez. Perëndimi po vështron situatën i shqetësuar veçanërisht për përfshirjen e Rusisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se Bashkimi Europian ishte “shumë i shqetësuar” dhe se dërgimi i ndihmës së huaj ushtarake ishte një kujtesë për “situatat që duhen shmangur”.
Departamenti i Shtetit njoftoi se ministri i Jashtëm Anthony Blicken kishte biseduar me homologun e tij dhe përsëriti mbështetjen e plotë të SHBA-së për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe një zgjidhje paqësore të krizës. OKB-ja gjithashtu ka bërë thirrje për t’i dhënë fund trazirave dhe për të treguar përmbajtje nga të dyja palët e konfliktit, me qëllim që të “promovojë dialogun” me synimin për të gjetur një zgjidhje për problemet që kanë lindur.
Britania bëri thirrje për një zgjidhje paqësore. “Jemi të shqetësuar për konfliktin e dhunshëm dhe po ndjekim nga afër zhvillimet”. “Ne kërkojmë që të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm dhe duam të shohim një zgjidhje paqësore”, theksohet në deklaratë.
Së fundi, situata në Kazakistan ka ndikuar edhe në çmimin e naftës, pasi vendi prodhon 1.6 milionë fuçi naftë në ditë.
/abcnews.al