Qeveria “thyen” premtimin, akordon vetëm 5 mijë lek shpërblim, infermierët në Lezhë: Të kalojnë për familjet në nevojë

schedule09:30 - 7 Prill, 2020

schedule 09:30 - 7 Prill, 2020

Ka qenë një ditë e pazakontë dhe një zhgënjim total për stafin mjekësor në spitalin Rajonal të Lezhës.

Qeveria nuk ka akorduar shpërblimin prej 1000 euro ashtu sic premtoi disa ditë më parë, për stafin mjekësor që ndodhet në vijë të parë në përballjen me pacientët e sëmurë me koronavirus.

Infermierët e këtij spitali kanë reaguar ndaj këtij mosvlerësimi. Personeli mjekësor në Lezhë i janë bashkuar për të bërë jo vetëm një deklaratë rreth asaj çfarë ka ndodhur, por për të treguar se ata janë human.

Ata kanë kërkuar që kjo shumë që u është akorduar tu shkojnë personave në nevojë. Ata kanë deklaruar gjithashtu se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shërbim pasi situata është e vështirë.

Përfaqësuesi i mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Rajonal të Lezhës Rigels Cokaj deklaroi se pasi janë njohur dje me vendimin e shpërblimit ata kanë vendosur që të mos e marrin.

“Është një përfaqësi e urgjencës, gjithë stafi, jemi njohur më parë për vendimin e qeverisë në lidhje me shpërblimin që ka premtuar prej 1000 eurosh. Por dje jemi kemi mësuar nga Drejtoria e Spitalit se janë akorduar 5 mijë lek të reja për stafin mjekësor, dhe ne kemi vendosur që këto lek të kalojnë për familjet në nevojë. Spitali Rajonal i Lezhës ka qenë në gatishmëri, dhe do të vazhdojmë të jemi te gatshëm që të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Shërbimi është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet me të njëjtën devotshmëri”, deklaroi ai.

Mësohet se mjekët nuk kanë firmosur asnjë bordero ndërkohë që, nuk ka patur asnjë shpjegim apo reagim se përse ka ndodhur kjo situatë, apo përse është vendosur kjo shumë edhe pse është premtuar shpërblimi prej 1000 euro.

Siç raporton gazetari Gjergj Figuri për ABC News, në Spitalin Rajonal të Lezhës çdo ditë paraqiten pacientë që shfaqin shenja të Covid-19, ndërkohë që tamponët nuk bëhen për të gjithë, duke ekspozuar  stafin mjekësor përballë rrezikut./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!