Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për tu tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët që kalojnë fashën prej 800 kwh nga 1 tetori.
Në një intervistë për Abc Live me gazetaren Sibora Bitri, Jorida Tabaku tha se Rama mund të jetë tërhequr nga presioni publik. Megjithatë ajo tha se qeveria mund ta aplikojë masën më i nëntor.
Tabaku tha se numri i familjeve që kalojnë fashën 800 këh shkon deri në 100 mijë në vendin tonë.
“Duhet ta falenderojmë se nuk hyn në I tetor dhe hyn në 1 nëntor? I thash ERE-s mos jetë noter i qeverisë. Nuk është arritje e madhe. Ajo do të vazhdojë të jetë. Këtë fashë e kap e gjithë shtresa e mesme. Numri i familjeve që kalojnë fashën 800 kwh shkon deri në 100 mijë. Në vetëm 40% energji marrim nga importi. 60% e prodhojmë këtu. Ndoshta prej presionit publik kryeministri u tërhoq. Do ishte barrë e madhe e jashtëzakonshme për shtresën e mesme. Që do të jetë nga 1 nëntor ndoshta.
500 mln euro kemi blerë energji elektrike në këto vite, kjo nuk duhej të ishte bërë. Këto para duhet të ishin shpenzuar në investime. Kemi vetëm një park fotovoltaik. Shqipërinë e ka bekuar Zoti me kaq shumë ditë me diell. Nëse do shfrytëzonim diellin dhe ujin nuk do të ishim këtu. Problemi është korrupsioni, keqmenaxhimi. Nuk ka asnjë investim dhe strategji për energjinë nga qeveria. Abuzimi me kompanitë po i transferohet konsumatorit”, tha Tabaku.
Një ditë para hyrjes në fuqi qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë elektrike për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike në muaj. Në një deklaratë për mediat kryeministri Edi Rama tha se janë dy arsyet e ndryshimit të vendimit, përmirësimi i nivelit të ujit në Fierzë dhe ulja e konsumit në vend.
Qytetarët do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9,5 lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaroi sot se qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë për të gjithë ata abonentë familjarë që shpenzonin më shumë se 800 kwh energji në muaj.
Ky vendim u miratua pak ditë më parë nga edhe nga Enti Rregullator i energjisë dhe parashikohej që duke nisur nga 1 tetori rreth 49 mijë familje që tejkalonin fashën 800 kwh në muaj do e paguanin energjinë me 42 lekë kwh.
Arsyet e ndryshimit të vendimit 1 ditë para hyrjes në fuqi janë përmirësimi i nivelit të ujit në kaskadën e Drinit por edhe ulja e konsumit në vend.
Kreu i qeverisë i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të kursejnë energjinë elektrike pasi kriza ende nuk ka kaluar.
Pavarësisht këtij lajmi pozitiv për shumë familje që prekeshin nga shtrenjtimi, kryeministri nuk ka sqaruar nëse rivendosja e fashave do të shtyhet për më vonë apo nuk do të aplikohet fare. Tashmë KESH i bën kërkesën OSHEE për anulim të vendimit duke dhënë argumentet përkatëse ,kjo e fundit ia dorëzon Entit Rregullator për të ndryshuar vendimin e miratuar.
/abcnews.al/