Qeveria “Rama”, Kikia: Ndryshimi i emrave nuk është zgjidhja

schedule20:20 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 20:20 - 28 Dhjetor, 2018

Ndryshimi i disa ministrave dhe protesta e emigrantëve. Ishin këto dy nga zhvillimet e ditës së premte. Për të folur rreth tyre ishte ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” në ABC News, Mentor Kikia. Përsa i përket protestës ai tha se i pëlqeu fakti që aty u theksua fakti që duhet ndryshuar sistemi.

“Protesta e emigrantëve. Besoj që kemi të bëjmë me një hap të ri të reagimit qytetar. Pasoi sepse u mësuam me atë rutinën e protestës së studentëve e cila mbeti vetëm brenda atij kuadrit universitar dhe nuk doli jashtë kërkesave për të përmirësuar kushtet e konvikteve. Më duket shumë e gabuar që shqiptarët që jetojnë këtu të rrinë para televizor dhe të shikojnë ç’po bëjnë emigrantët. Ajo është proetestë e thirrur nga emigrantët. Nëse kjo protestë do arrijë të infektojë politikisht dhe protestën e studentëve deklaruan që nuk do ta ndalojnë protestën e parandaluar të rindizet në Janar. Nëse edhe kjo protestë merr konotacion politik unë mendoj që jemi para nevojës për të bërë ca ndryshime dhe gjëja që vërejta me kënaqësi sot ishte fakti që përveç njëlloj akuze lëshuar gjithë spektrit politik, theksohet fakti që duhet ndryshimi i sistemit”, tha Kikia.

Përsa i përket ndryshimit të qeverisë me ministra të rinj, sipas Kikisë kjo nuk do të sjellë ndonjë përmirësim të qeverisë.

“Nuk kemi të bëjmë me një përmirësim të cilësisë së qeverisë edhe pse unë mendoj që nuk është performanca e secilit ministër, garanti apo ai që duhet të sigurojë cilësinë e punës në institucionin që ai drejton, sepse kemi të bëjmë me një gjë. Ministrat, veçanërisht në qeverisjen e fundit të Berishës dhe dy mandatet e Ramës nuk kanë qenë persona me integritet, por thjesht njerëzut më të bindur dhe që këtu kupton se sa një ministër është ministër”, u shpreh ai.

Sipas tij, emrat e rinj në qeveri nuk janë zgjidhja e problemeve.

“Në vështrimin tim ka dhe një arsye tjetër në targetimin e këtyre ministrave për t’i larguar dhe gjithsecili të marrë me vete edhe gjithë barrën e përgjegjësive se çfarë ka ndodhur në arsim, në tenderat e unazës e kështu me radhë. Nga çkam testuar dhe lexuar nga qëndrimet e njerëzve, pak kush mund të mendojë se ndryshimi i emrave është zgjidhja e problemeve”, tha Kikia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!