“Qeveria po mbulon dështimet me zgjedhjet e parakohshme”, Shala: Takimi Kurti-Krasniqi i dëmshëm për të dyja palët

schedule16:46 - 14 Maj, 2024

schedule 16:46 - 14 Maj, 2024

Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD-ës i ka konsideruar zgjedhjet e parakohshme në Kosovë si një zgjidhje të qeverisë për të mbuluar dështimet.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se takimi i Albin Kurtit me Memli Krasniqin ishte i dëmshmë për PDK dhe për qeverinë, pasi shfaq dështimin e saj.

Sipas Shalës, për t’u shpërbërë kuvendi, duhet që 71 deputetë të votojnë pro shpërbërjes, por PDK dhe VV nuk mund t’i arrijnë këto shifra.

“Pas takimit të djeshëm gjithçka është e mundur, por në gjykimin tim si Asdren por dhe të PSD, ne mendojmë që këto janë data për të tërhequr vëmendjen nga takimi, sepse ai takim është i dëmshëm në radhë të parë për PDK, pastaj dhe për qeverinë sepse shfaq dështimin e saj. Nëse vërtetë aty është diskutuar për zgjedhje të parakohshme, kjo i bie që qeveria nuk po shtyn përpara, PDK është e etur për pushtet. Tani për të mbuluar, ose për të hequr fokusin ndaj atij takimi ky të dyja palët kanë shfaqur dobësitë e veta, kanë thënë hajde fusim disa data që kemi për të pasur zgjedhje. Për t’u shpërbërë kuvendi, duhet që 71 deputetë të votojnë pro shpërbërjes, atëherë me këtë renditje që ka PDK në Kuvend dhe VV prap nuk mund t’i arrijnë numrat. Ne besojmë që më shumë janë data për të spekuluar dhe për të tërhequr vëmendjen nga takimi i dëmshëm nga të dyja palët, se sa ka diçka reale. Besojmë që në zgjedhje kemi për të shkuar, por jo në zgjedhjet e parakohshme. Kosova është në fundit e mandatit të vetë me këtë qeveri që e ka, do të kemi me shumë gjasë zgjedhje të rregullta”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!