Qeveria nxjerr letrat: Shtëpi, pension, bursë dhe punë, ja çfarë përfitoi familja Cakoni! Opozita, hienë

schedule18:09 - 13 Shtator, 2020

schedule 18:09 - 13 Shtator, 2020

Javën që u mbyll opozita jashtë parlamentit dhe Presidenti Ilir Meta e kthyen në kryefjalë historinë e Manjola Cakonit, e cila në një intervistë në media u shpreh se u braktis nga institucionet pas tragjedisë së 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbi burrin dhe vajzën dhe madje u kërcënua, pasi ngriti zërin.

Sot, kryeministri Edi Rama vendosi që t’u përgjigjet, opozitës dhe Presidentit, me të vërtetën e tij me mbështetjen për familjen Cakoni. Danja Sorensen, zv/ ministre e Financave shprehet se familja Cakoni ka përfituar fillimisht pas tragjedisë 10 mln lekë, është mbuluar kostoja e shërbimit funeral për njerëzit e dashur që humbën, Alesios i është dhënë bursë 150 mijë lekë në muaj dhe një pension familjar. Gjithashtu është trajtuar me psikolog dhe fizioterapist deri në mars 2020. Manjola Cakonit i është ofruar një punë, por që ende nuk ka pranuar të riangazhohet.

Fillimisht u akordua shuma 10 milionë lekë të vjetra për cdo familje që pati viktima. Kjo ishte një nga pagesat e para, familja e Alesios përfitoi pagesën prej 10 mln lekë të vjetra, javën e parë të dhjetorit është akorduar. Qeveria mori përsipër erdhe kostot e shërbimit funeral dhe për familjen e Alesios ndaj palëve kontraktuese është bërë një pagesë prej 267 mijë lekë të reja. Në bashkëpunim me shërbim social kanë pasur kontakt me familjen dhe nënës së Alesios i është ofruar një mundësi punësimi.

Sigurisht, është e kuptueshme, që një individ të kërkojë kohën derisa është gati që të riangazhohet. Ne jemi gati për ta asistuar kur të jetë gati për t’u futur në një vend pune. Alesio përfitoi bursë 150 mijë lekë të vjetra, pagesa është bërë e rregullat cdo muaj, ka përfituar edhe një pension familjar, se i ati ka qenë i punësuar përpara se të ndodhte tërmeti” tha Danja Sorensen.

Kryeministria nxjerr edhe dokumentet, kontratën e dhurimit të banesës që i është dorëzuar Manjola Cakonit. “Dhuruese bashkia Kamëz, pranues Manjola Cakoni, apartamenti 109 metra katrorë. Në 18 dhjetor qeveria miratoi listën e apartamenteve për familjet e viktimave” thekson Kryeministria.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shprehet se “Në dhjetor të 2019 janë sistemuar të 5 familjet, meqë u blenë apartamentet në territorin që drejtoj si kryebashkiak, kemi qenë pranë familjeve për cdo hall dhe problem. E gjithë vlera e apartamenteve është 182 mijë dollarë” tha ai.

Pasi listoi mbështetjen për familjen Cakoni, fjalën e merr kryeministri Edi Rama, që opozitën e cilëson si hienë, që po përdor viktima e tragjedisë për përfitim politik.

E kam përjetuar me keqardhje dhe neveri abuzimin me të ëmën e Alesios, që është një nënë dhe grua e lënduar psikologjikisht, shpirtërisht nga një tragjedi që nuk kalon kurrsesi pa lënë gjurmë, ndërkohë që mendoj se etika e medias dhe për më tepër politikës duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njëlloj si në një restorant, club, mjedis ku hahet mish, mishngrënie, njerëzve në nevojë, të traumatizuar.

Duhet t’i referohet fakteve. Padiskutim që do të ishte shumë njerëzore, do të ishte e lavdërueshme nga ana etike, që pa e konsumuar dhe dhunuar imazhin fizik, në tregun e gjësë së gjallë të hulumtoheshin faktet dhe të shikohej nëse unë dhe qeveria i kemi braktisur, jo vetëm Manjolës dhe Alesios, por të gjithë familjeve.

Lexo edhe: Reagon PD: Po shantazhon Manjola Cakonin, prokuroria të hetojë Ramën

Neveritem kur shoh se si hiena, që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqet në formën e personit publik, logos mediatike, kostumit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi dhe dehje me demek atë ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Ky nuk është as solidaritet, as keqardhje, por shpërdorim, abuzim dhe rrënim i njerëzve” tha Rama. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!