Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria ndalon muzikën dhe mbyll klubet e natës, artistët dhe pronarët rikthehen në protestë

schedule12:54 - 21 Korrik, 2020

schedule 12:54 - 21 Korrik, 2020

Artistët dhe pronarët e lokaleve të natës këtë të martë janë rikthyer sërish në protestë për të kundërshtuar vendimit të djeshëm të qeverisë për ndalimin e muzikës dhe mbylljen e lokaleve të natës.

Ata po protestojnë përballë kryeministrisë dhe në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.

Për Abc News protestuesit theksojnë se janë të paqartë në lidhje me prezantimin e aktit normativ, nga ministrja një ditë më parë ku theksojnë se në lidhje me këtë masë duhet të ketë më shumë diskutim për të gjetur një rrugë që të mos kenë bllokim të aktivitetit.

Aktin normativ nuk po jua jep kafshëve por po jua jep njerëzve. Ne kemi tre muaj pa të ardhura dhe mungesë nga çdo gjë dhe sa nisi sezoni ligji i këtyre sërish e ndërpret. Ne këtë zezon presim që të kishim punë. Distancimi është një vendim që secili e bën në ndërgjegje të tij”, ka thënë një menaxher lokali.

Ndërkohë një artist i ri pjesëmarrës në këtë protestë ka theksuar se mënyra e jetesës është përmes kësaj pune ndaj në kuadër të kësaj protestë kërkojnë që të marrin një mbështetje për të vijuar punën.

Ndër të tjera ato theksojnë se në këtë tubim ato nuk po shikojnë një pjesëmarrje në terren nga artistët e mëdhenj përveç asaj në rrjetet sociale.

Na kanë mbështetur vetëm përmes statuseve dhe reagimeve në rrjetet sociale, por këtu nuk ka ardhur askush që të na mbështesë”, është shprehur një nga pjesmarrësit në protestë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!