Qeveria Kurti mbylli “Klan Kosovën”/ Anëtarja e AGK: Po cënohet fjala e lirë dhe demokracia

schedule13:54 - 1 Gusht, 2023

schedule 13:54 - 1 Gusht, 2023

Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë mbajti këtë të hënë një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Albin Kurtit që t’i pezullojë licensën televizionit Klan Kosova.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “Tirana Live”, anëtarja e AGK, Naile Dema ka deklaruar se mbyllja e një televizioni është dëmi më i madh që mund t’i bëhet një vendi.

Sipas saj, jo vetëm që cënohet liria e shprehjes së lirë, por dhe demokracia, pasi është një pikë shumë me rëndësi të madhe.

“Ky është dëmi më i madh që i shkaktohet vendit në rast se Klan Kosova shkon drejt mbylljes. Që mos të lëmë hapësira për keqkuptim, Klan Kosova nuk është mbyllur vazhdon funksionimin e saj normalisht, transmetimin e informacioneve, gjë që e ka bërë për gati 15 vjet që nga themelimi i tij. Por këto vendime dhe shfuqizime të çojnë në heqjen e licensën dhe drejt një vendimi që vënia e drynit.

Prandaj, duke e parë që me mbylljen e një mediumi cënohet në radhë të parë liria e shprehjes, por krahas kësaj cënohet dhe demokracia. Sepse dihet që një demokraci të jetë e plotë, ka shumë të rëndësishme lirinë e shprehjes dhe garantohet nëpërmjet mediave.

Protesta ka qene pjesë e asocacionit të gazetarëve dhe pjesë e saj kanë qene persona me rëndësi të madhe, si gazetarë apo emra të tjerë që transmetojnë lirinë apo fjalën e lirë.

Çështja tashmë ka kaluar në Gjykatë dhe unë nuk dua që absolutisht t’i lëshohem çështjeve që i përkasin gjykatës dhe krejt ç’ka mundem me apelu është që Gjykata ta bëjë punën e saj, që mos të ndikohet as nga mediat dhe as nga qeveria.

Nuk është hera e parë që një media tentohet të lidhet me Serbinë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë se çfarë pasojash mund të ketë për punojësit medial”, u shpreh Dema./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!