“Qeveria Kurti, pa program politik”, Arifi: Gjatë fushatës ka shfaqur arrogancë dhe gjuhë urrejtjeje

schedule17:28 - 23 Janar, 2025

schedule 17:28 - 23 Janar, 2025

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi thotë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet nuk po paraqet një program të caktuar politik. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, ai tha se në vend të kësaj, partia në pushtet ka shfaqur vetëm arrogancë dhe të gjithë fushatën e ka bazuar në gjuhën e urrejtjes.

“Është evidente që partia në pushtet sikur ka hyrë me qëllim e papërgatirur që edhe nëse dështon mund të gjëje arsye sa të dojë. Është e pajustifikueshme por edhe e pakuptueshme që një qeveri në pushtet, të mos jetë e aftë dhe e ndërgjegjshme që të ofrojë një platformë politike për 4 vitet e ardhshme. Programi partiak është reflektim i programit zgjedhor, dhe programi zgjedhor bëhet reflektim i programit qeverisës. Nëse qytetari e sheh partinë në pushtet, që flet disa fraza, mirëpo nuk harton dokument, megjithëse nganjëherë partitë nuk e realizojnë 100 përqind atë që thonë por të paktën krijojnë besueshmëri te qytetarët. Pra, këto janë gjëra konkrete që mund të evidentohen por në mungesë të kësaj kanë shfaqur arrogancë dhe narrativë. Të gjithë fushatën po e vendos në narrativën dhe gjuhën e urrejtjes. Kur ndihesh fitues nuk merresh me të tjerët. Ka një çarje të madhe në VV, që ose nuk qëndrojnë mirë opse në të ardhmen mund të kenë problematika të tjera.“, u shpreh Arifi.

Sipas tij, qeveria po refuzon debatin politik, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Këta po mundohen që nga pozita të luajnë rolin e një partie opozitare. Kur je në pushtet e shfrytëzon sa më shumë hapësirën mediatike dhe jep argumentet, se mund ta përfitosh një person më shumë. Në Kosovë nuk ka ndodhur që partia në pushtet të refuzojë mediat kryesore, por është edhe një parapërgatitje për të shkuar në opozitë. Se nëse është synimi për qeverinë Kurti 3 duhet të ishin më agresiv dhe më të përfaqësuar se çfarë do të bëjnë në të ardhmen.“, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!