“Qeveria Kurti ka zero komunikim me opozitën dhe aleatët”, Lekaj: Do të mbahet mend për mashtrime

schedule16:22 - 19 Mars, 2024

schedule 16:22 - 19 Mars, 2024

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj ka deklaruar në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” se qeveria e Albin Kurtit ka zero komunikim me opozitën dhe aleatët.

Ai ka theksuar se kjo qeveri që tani po mbush katër vite do të mbahet mend për mashtrime dhe për vizion jo të qartë në dialog dhe në zhvillim ekonomik.

Sipas Lekajt, qeveria ka vepruar pa ndonjë koordinim dhe për çështjen e dinarit.

Tani jemi në vitin e fundit, pasi qeveria i mbush katër vite dhe në këtë drejtim çdo subjekt politik i duhet të rrisë intensitetin, jo pse është viti i fundit, po sepse ne duhet t’i informojmë drejt qytetarët për punën dhe mospunën që ka bërë kjo qeveri. Mund të them që punët po shkojnë shumë mirë dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin tonë dhe qytetarët e Kosovës.

Sa i përket raportit me ndërkombëtarët dhe moskoherencën e kësaj qeverie, mendoj që keni të drejtë. Sepse nëse ne si shtet ndonjëherë kemi pasur një qeveri që nuk ka komunikim as me opozitën, as me qeverinë civile dhe një qeveri që me të vërtetë do të mbahet mend për mashtrime dhe për vizion jo të qartë në dialog dhe në zhvillim ekonomik dhe çështje me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës. Me çfarë kokëfortësie në Komunat e veriut, ata kanë shkuar në zgjedhje dhe tani nuk tërhiqen dhe kanë detyruar dhe KQZ, që i kushton qytetarëve të Kosovës. Kanë vepruar pa ndonjë koordinim dhe për dinarin, ju e dini që është një rregullore e brendshme dhe ne si opozitë e kemi përkrahur qendrimin e bankës qendrore, guvernatorin, por nuk është dashur ta politizojnë pa drejt. Nuk e di pse e kanë bërë. Kanë pasur qendrim të kundërt, kanë thënë që nuk do të diskutohet fare, por sot gjenden në tavolinë në Bruksel me Lajçak dhe bisedohet çështja e dinarit. Është për të ardhur keq kur një qeveri mashtron qytetarët e saj, mashtron vetëveten dhe nuk është koherente me veprimet e veta”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!