Qeveria kërkon pëlqimin e Kuvendit: Gjendja e fatkeqësisë natyrore deri në 30 mars

schedule16:45 - 16 December, 2019

schedule16:45 - 16 December, 2019

Qeveria kërkon pëlqimin e Kuvendit që faza e emergjencës në Tiranë, Durrës dhe Lezhë të zgjasë deri në fund të marsit. Komisioni i Sigurisë Kombëtare e pranoi këtë kërkesë, pasi vendimi i qeverisë kishte fuqi vetëm për 30 ditët e para.

Fuqia ligjore e qeverisë për të shpallur gjendjen e emergjencës në qarqet e prekura nga tërmeti, përfundon në fund të dhjetorit.

Zgjatja e saj përtej afatit 30-ditor  kërkon  pëlqimin e Kuvendit, ndaj Qeveria ka dorëzuar këtë kërkesë, që gjendja e fatkeqësisë natyrore në Tiranë, Durrës dhe Lezhë të zgjasë deri në fund të muajit mars.

Ky dokument u shqyrtua nga Komisioni i Sigurisë.

Zgjatja e afatit do të miratohet të mërkurën në seancë plenare, dhe kjo periudhë do të ndihmojë që gjithë aparati shtetëror të fokusohet në rimëkëmbjen e këtyre zonave./abcnews.al